‘Big Brother VIP’ vjen në Shqipëri: Çfarë dihet deri tani!

Ditën e sotme, 17 maj, Top Channel njoftoi se do të nisë së shpejti “Big Brother”, por kësaj radhe vetëm me personazhe të njohur shqiptarë. “Big Brother Vip” do të zhvillojë edicionin e parë në studion “Nova” të Top Channel, krijuar enkas për spektakle të këtij lloji.

“Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonte, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme”, shprehet Top Channel.

Deri tani dihet se audicionet do të nisin së shpejti për banorët e brenda shtëpisë.