Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka zgjedhur këtë fundjavë të largohet për pak kohë nga “petku” i politikanes. Ajo sëbashku me bashkëshortin janë “arratisur” për në pikën turistike të Kanioeneve të Holtës në Gramsh. Ka qenë vetë ministrja që ka postuar në rrjetin social “Facebook” një foto, ku shfaqet e qeshur krahë bashkëshortit.
Vëmendjen e të gjithëve ka tërhequr thjeshtësia dhe natyraliteti i saj, të cilat nuk kanë kaluar pa u komplimentuar nga komentuesit. Kujtojmë që tre ditë më parë, Shahini tregoi rregulloren që do të ndiqet me fillimin e vitit të ri shkollor në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia.
Sipas saj, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave kanë përgjegjësinë për të informuar prindërit lidhur me udhëzuesin e miratuar tashmë. Sa i përket nxënësve që s’munden ose rrezikojnë të vijnë në shkollë prej COVID-19, mund të ndjekin mësim online ose paralelisht leksionet në RTSH