Bëri testin e ADN-së për kuriozitet, mamaja e dy fëmijëve zbuloi pas 12 vitesh se kishte rritur djalin e një “të huaji”

Testi i ADN-së është një tregues shumë i rëndësishëm i trashëgimisë familjare. Shpeshherë çifte të cilët vendosin në pikëpyetje raportin e tyre sentimental ndër vite me partnerin/en e kryejnë këtë analizë për të parë nëse fëmijët që sjellin në jetë janë të tyre. Këtë gjë bëri dhe nëna e dy fëmijëve, Donna Johns.  Jeta e saj përjetoi një kthesë të papritur kur ajo dhe familja e saj vendosën t’i nënshtroheshin testit të ADN-së për të mësuar më shumë rreth trashëgimisë së tyre. Pasojat e këtij vendimi ishin shumë përtej imagjinatës së saj.

Donna dhe bashkëshorti i saj Vanner, u njohën kur ishin në shkollë të mesme dhe u martuan në vitin 2003. Ata gjithmonë ëndërronin të kishin një familje të madhe. Shtatëzania e parë e Donna-s ishte natyrale dhe sot fëmija e tyre është 18 vjeç. Por me kalimin e kohës Vanner pësoi një komplikacion me shëndetin dhe i duhej të kryente ndërhyrje kirurgjikale, që e pengonte të linte shtatzënë gruan e tij në mënyrë natyrale.

Në mars të vitit 2007 çifti vendosi zgjeronin familjen e tyre dhe Donna iu nënshtrua procesit të fekondimit invitro.  Në gusht të vitit 2008 erdhi në jetë djali i tyre i dytë, për të cilët ishte një mrekulli e vërtetë. Ashtu siç ndodh shpesh me motrat dhe vëllezërit, vëllai i madh Vanner. Jr dhe Tim shfaqën tiparet e tyre unike. Vanner. Jr kishte trashëguar nga babai i tij sytë e kaltër dhe flokët në ngjyrë të hapur, ndërsa Tim ishte me flokë të errët.

Disa vite më vonë familja mendoi se do të ishte zbavitëse të kryenin testin e ADN-së për t’u njohur me prejardhjen e tyre. Por ata nuk e dinin që rezultatet që do të shihnin pas gjashtë javësh do të ishin një tronditje për t. Sipas raportit Vanner, 47 vjeç, ishte babai biologjik i djalit të tyre të madh, ndërsa babai i fëmijës së dytë rezultonte i paidentifikuar.

Donna u bë vërtetë konfuze dhe mendimi i saj i parë ishte ndonjë ngatërresë në klinikën e fertilitetit ku kishte kryer procesin IVF. Donna dhe Vanner u futën në një shqetësim të thellë, megjithtë raporti i babait ndaj Tim nuk ndryshoi aspak, ndërkohë që Donna po përjetonte disa momente depresioni duke e zbehur disi rolin e mamasë përballë Tim.

Me ndihmën e një psikologu prindërit vendosën që t’i tregonin të dy djemve të tyre dhe të dy në mënyrë të palëkundur u shprehën se do ta donin gjithmonë njeri- tjetrin. Tim tha se ata do të ishin gjithmonë familja e tyre dhe Vanner. Jr u shpreh se Tim do të ishte gjithmonë vëllai i tij.

Por Tim shprehu dëshirën që donte të njihte edhe babain e tij bilogjik. Donna dhe Vanner edhe pse e dinin se gjetja e babait të tij bilogjik do të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve nuk e ndaluan, përkundrazi e zbuluan identitetin e tij përmes një faqeje në internet. Babai i vërtetë i Tim ishte një burrë 47 vjeçar, i martuar dhe me fëmijë. Që prej asaj dite Tim vazhdon të ketë kontakt me babain e tij biologjik, por jeton dhe ndihet shumë mirë në familjen e tij të mëparshme./METRO.UK