Beniada nuk mban dot lotët dhe “fajin” e ka vëllai i Beatrix, Albani

Beniada ka shpërthyer në lot, në shtëpinë e famshme teksa bisedonte në oborr me Beatrixën për surprizën që ajo mori nga i vëllai, Alban Ramosaj. E përlotur, Beniada i ka shprehur Beatrixës se u përmbush njësoj sikur të kishte takuar vëllanë e saj.

Për rastësi të fatit, edhe vëllai i Beniadës ka të njëjtën emër. ‘Ishte fiks sikur të kishte ardhur Albani im, realisht më ka marrë shumë malli dhe dje ishte shumë bukur t’ju shikoja juve kaq të afruar.

Unë dhe vëllai jemi shumë të ngushtë, motra e madhe bën gjithmonë për vëllanë. Në fillim e mbaja afër se ishte i vogël ndërsa tani përpiqem të kujdesem gjithmonë për të’, tha Beniada.

‘Unë kuptova që vëllai jot është shumë i shkathët, i egër dhe që përpiqet shumë për qëllimet e veta. Ishte dhe shumë shoqëror, ne nuk na njihte dhe prapë bëri shaka me ne. Të ishte vëllai im do ishte skuqur totalisht’, i tha Beniada, Beatrixës.