Mike dhe Carol Bruno, një çift nga Çikago, bënë gjithçka për të shmangur infektimin me koronavirus, por sidoqoftë, një vizitë rezultoi fatale. Ata shmangën mbipopullimin dhe darkat e mëdha familjare. Por një vizitë e thjeshtë familjare u kushtoi jetën të dyve. Ata ishin të martuar për gati gjashtë dekada, jetuan në Çikago dhe humbbwn jetwn me dhjetë ditë diferencë nga njëri-tjetri
Në fund të nëntorit, Carol Bruno shkoi në apartamentin e djalit të saj me motrën e tij për t’i prerë flokët. Para vizitës, motra e tij, e cila punon në një sallon flokësh, bëri një test koronavirus dhe doli negativ. Ajo ishte gjithashtu në izolim për 3-4 ditë, gjë që e bëri familjen të ndihej e sigurt. Gjatë vizitës, e cila zgjati rreth 40 minuta, anëtarët e familjes kishin një maskë dhe shmangnin përqafimet, thotë djali.
Përveç kësaj, ata u siguruan që nëna e tyre të ulej pranë dritareve të hapura, si një masë paraprake shtesë. Të nesërmen, motra e Brunos filloi të shfaqte simptoma të Covid-19. Pas pak, nëna dhe djali gjithashtu filluan të ndiheshin keq. Çifti përfunduan në spital, ku edhe humbën jetën pas disa ditësh.