DIVORCI I MADH / Ben Blushi largohet pas katër vitesh nga TOP CHANNEL, mesazhi për stafin e televizionit

Dorëhiqet nga drejtimi i Top Channel Ben Blushi.

Vendimi i ish-politikanit vjen katër vite pasi mori postin e drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel.

    Blushi i është drejtuar me një mesazh të ndjerë të gjithë stafit të televizionit duke i falenderuar për këto katër vite bashkëpunim, që siç shprehet ai, kanë bërë që Top Channel forcohet edhe më tepër.

“Po e lë Top Channel shumë më mirë nga sa e gjeta katër vite më parë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e largimit të Blushit, mëson newsbomb.al.

Ish-deputeti Blushi do të themelonte partinë e tij “Ish-deputet, Blushi do të themelonte partinë e tij “Libra” ku për dy vite nga 2016 në 2018 qëndroi në krye të saj. Në fillim të 2018-ës ai mori drejtimin e Top Channel, televizion që pa një rritje të madhe të shikueshmërisë, por edhe në rrjetet sociale.