Belsh/Fëmijët e Qendrës Rezidenciale “Zyber Hallulli”, pushime verore për tu mbajtur mënd gjatë

NGA FATMIR POPJA
Fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli ” në Tiranë, gjatë gjithë stinës së verës marrin pjesë aktive dhe në mënyrë të organizuar në aktivitete argëtuese dhe edukuese.
Ata janë fëmijë të braktisur, fëmijë me prindër të divorcuar dhe në mungesë të prindërve të tyre biologjikë apo edhe familjarëve dhe jetojnë në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” e cila është një qendër rezidenciale që ofron shërbim 24 orë për secilin prej tyre.
Sipas z.Aurel Plaku, përgjegjës i sektorit social të “Zyber Hallullit” , fëmijët e kësaj qendre rezidenciale janë duke i kaluar pushimet e kësaj vere në mënyrën më të mirë të mundshme.


Sipas tij të gjithë fëmijët e kësaj Shtëpie shkollore gjatë sezonit të pushimeve të kësaj Vere , kanë ndjekur, po ndjekin dhe do të ndjekin aktivitete të larmishme në kampe verore të ndryshme.Qëllimi i këtyre organizimeve është për ti argëtuar ata , për ti aftësuar, për ti promovuar dhe për ti socializuar me bashkëmoshatarët e tyre.
Gjatë javëve të fundit fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli” , kanë frekuentuar kampe të ndryshme me kushte të shkëlqyera akomodimi e ushqimi sikurse janë Kampi, “Zbulon”, Kampi ,”Eden Park”, Qëndra Sportive “Aquadrom”si edhe ato te fusha e Liqenit, te pishinat etj. Gjatë aktiviteteve në kampe , fëmijët e “Zyber Hallullit mësojnë lojëra sportive, sporte të ndryshme si notin, futbollin , volejbollin, baskebollin , atletiken , por edhe edhe ecje me biçikletë.Gjatë kësaj jave fëmijët e ” Zyber Hallullit” janë duke pushuar në ” Dumrea Eco Park” të Belshit , ku ditët i kanë të mbushura me aktivitete sportive, not në pishina, lojëra të ndryshme, kanoe, karaoke dhe këtë mesjavë dhjetra fëmijë të “Zyber Hallullit ” u bënë pjesë e një ekskursioni te Muzeu “Onufri” në Berat ku krahas muzeut vizituan edhe Kalanë e Beratit dhe monumente të ndryshme historike dhe të trashëgimisë kulturore.


Në ditët e ardhshme të gjithë fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli” do të jenë në Kampin e Velipojës për dy javë, pastaj në Palasë për një javë, ku do bëhen pjesë e aktiviteteve të ndryshme që janë programuar nga organizatorët.
Aktivitetet e Shtëpisë rezidenciale ,”Zyber Hallulli” nuk mbyllen me kaq për sezonin e pushimeve verore .Ata do të shijojnë edhe plot aktivitete të tjera argëtuese , edukuese dhe relaksuese . Ndërkohë gjatë sezonit shkollor , mbasdite ,fëmijët e “Zyber Hallullit” në ditë të ndryshme do ndjekin kurse të ndryshme si kurse kërcimi ,aktrimi, berberi, parukeri, futbolli, baleti, valle, kori muzikor, tenisi, etj.Këtyre aktiviteve në vazhdim do tu shtohen edhe mjaft lloje aktivitetesh të tjera.
Stafi i Shtëpisë Shkollore “Zyber Hallulli ” falenderon për mbështetjen e madhe të këtyre aktiviteteve ,Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Shërbimin Social Shtetëror dhe të gjithe partnerët tanë sikurse janë gjatë kësaj vere, Bashkia Belsh, Bashkia Velipojë etj.