Baste sportive, emigrantë të paligjshëm dhe shoferë të dehur e pa patenta! Prangosen 4 persona në Elbasan

Nga një rast i vënies së basteve sportive në celular, deri tek kapja e dy shoferëve të dehur dhe pa patentë duke drejtuar mjetin, janë disa nga shkaqet që kanë çuar në pranga 4 persona dhe kanë vënë nën hetim 8 të tjerë.
Policia Gramsh ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili vinte baste sportive përmes celularit.
“G. L., 30 vjeç, banues në Gramsh, u arrestua pasi në ambientet e një lokali, gjatë kontrollit në celularin e tij u gjetën faqe për vënien e basteve sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një tjetër 30-vjeçar, i cili ishte dënuar nga Gjykata e shkallës së Parë Elbasan për transport të emigrantëve të paligjshëm.

“Brahim Rapi 30 vjeç, banues në Durrës, u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan e ka dënuar me 1 vit, 1 muaj e 25 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë dy shoferë.

“F. K., 20 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe B. B., 38 vjeç, banues në Librazhd dhe L. B., 28 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur”, njofton policia.

Po këta stuktuar bëjnë me dije se nën hetim janë vënë 8 persona.

“-A. S., 48 vjeç, banues në Gramsh,pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë.

-I. K., 39 vjeçe, banuese në Prrenjas, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 38-vjeçare.

-P. H., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte 2 shtetas.

-B. H., 57 vjeç, K. H., 32 vjeç (babë e bir), E. M., 32 vjeç, E. M., 37 vjeç dhe M. M., 25 vjeç (të 3 vëllezër), pasi në ambientet e një lokali, kanë goditur me grushte dhe sende të forta njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.