Bashkia e Elbasanit është duke investuar për rikonstruksionin e rrugës “Iljaz Kosova” në lagjen “Skenderbej”. Ky investim ishte i domosdoshëm dhe i kërkuar shumë herë nga banorët, për shkak të kushteve në të cilat ndodhej rruga, ku prej një kohe të gjatë nuk ishte vënë dorë.
Kryetari i Bashikisë vuri theksin tek cilësia e punimeve duke theksuar se një investim cilësor është një investim afatgjatë dhe i qëndrueshëm:
? Ndonëse temperaturave të ulëta, transformimet e qytetit vazhdojnë. ??
Rruga “Iljaz Kosova” po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë ? duke i dhënë zgjidhje kështu një gangrene disa vjeçare për më shumë se 8 mijë banorët e lagjes “Skënderbej” në Njësinë 3.?
#PunëJoGjumë
#MbajmëPremtimet-shkruan Llatja.