Në Bashkinë Elbasan u zhvillua takimi koordinues me përfaqësues të IDRA Research & Consulting, në bashkëpunim me AKSHI dhe AMVV, në kuadër të projektit “Diagnostikim për Mbështetjen e Kapaciteteve të Pushtetit Vendor në Transformimin Digjital”, të financuar nga Banka Botërore.
Bashkia Elbasan është përzgjedhur si një nga 4 bashkitë pilot në Shqipëri, së bashku me Tiranën, Lezhën dhe Roskovecin, për realizimin e këtij vlerësimi kombëtar.
Projekti synon të analizojë dhe forcojë kapacitetet e burimeve njerëzore në nivel vendor për të mbështetur:
• zhvillimin e shërbimeve digjitale,
• menaxhimin e të dhënave,
• modernizimin e administratës vendore.
Gjatë takimit u prezantua metodologjia e punës dhe u diskutuan hapat e ardhshëm për mbledhjen e të dhënave dhe analizën institucionale, me qëllim identifikimin e nevojave për zhvillim të kapaciteteve dhe përmirësimin e strukturave që mbështesin transformimin digjital në nivel vendor.
Ky proces përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe rritjes së efikasitetit të administratës, në funksion të një bashkie më të hapur, më inovative dhe më pranë qytetarëve.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.