Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja, ka nënshkruar në Sarajevë, Memorandumin e Mirëkuptimit në kuadër të projekteve të Bashkimit Europian, Rrjeti i Qyteteve për Ballkanin Perëndimir.
Gjatë kësaj vizite në Bosnje Hercegovinë, kryebashkiaku Gledian Llatja është pritur nga kryetarja e bashkisë së Sarajevos, Benjamina Karić rođ. Londrc, duke e falenderuar këtë të fundit për mikpritjen dhe punën e mirë në krye të bashkisë së Sarajevos.
“Tanimë do të kemi një tjetër nivel në marrëdhëniet mes bashkive tona duke u konkretizuar në projekte të përbashkëta në familjen e madhe europiane”, ka thënë në fjalën e tij z. Llatja.
Memorandumi i Mirëkuptimit për krijimin e projekteve të Bashkimit Europian, Rrjeti i Qyteteve për Ballkanin Perëndimor, është nënshkruar mes nëntë qyteteve nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, Elbasanit, Prishtinës, Sarajevës, Tivarit, Podgoricës, Leskovcit, Sveti Nikollës, Mostarit dhe Novi Pazarit.




ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.