Bashkia Elbasan nuk ndalet, nis rikontruksioni i rrugëve kryesore në njësinë nr.2 (Foto)

Bashkia Elbasan ka nisur punimet në rrugët “Mehmet Bajraktari”, “Fetah Cankja”, “Dhimitër Bega” dhe “Naun Panxhi” në Njësinë 2. Ka qenë kryetari i bashkisë, Gledjan Llatja i cili ka njoftuar së ka filluar rikonstruksioni i rrugëve kryesore duke i shpëtuar nga balta e pluhuri.

“Bëjmë çfarë themi dhe themi çfarë bëjmë!?

Rrugët “Mehmet Bajraktari”, “Fetah Cankja”, “Dhimitër Bega” dhe “Naun Panxhi” në Njësinë 2 po i nënshtrohen një rikonstruksioni. ??

Po mbajmë fjalën e dhënë në një lagjet e vjetra tipike elbasanase duke i shpëtuar nga balta e pluhuri fëmijët e vegjël që i duhen të shkojnë në çerdhen, kopshtin dhe shkollat aty afër. ???

#SkaKohëPërPushim??‍♂️”- shkruan Llatja