Bashkia Elbasan njofton qytetarët se:
“Për shkak të tërheqjes të kompanisë së pastrimit të qytetit, prej disa ditësh po përballemi me një situatë jo të zakontë në tërheqjen e mbetjeve urbane.
Të ndodhur në këto kushte, Bashkia e Elbasanit po kryen provizorisht procesin e pastrimit me anë të Agjencisë së Shërbimeve Publike jo vetëm në fshat por edhe në qytet, ç’ka shkaktuar vonesa në grumbullimin e mbetjeve urbane në disa zona.
Kemi angazhuar të gjithë strukturën tonë për menaxhimin e kësaj situate deri në përfundimin e procedurave ligjore të prokurimit.
U kërkojmë ndjesë qytetarëve për shqetësimin e krijuar. Po përpiqemi me të gjitha forcat që sa më shpejt të rikthejmë normalitetin e një qyteti të pastër e të bukur”- shkruhet në faqen zyrtare në facebook.