Bashkia e Elbasanit ka ndarë një lajm të mirë për banorët e fshatit Pashtresh, por edhe për të gjithë qytetarët që preferojnë turizmin malor në Gjinarin tonë të bukur.
Shumë shpejt, brenda këtij muaji, nisin punimet për asfaltimin e rrugës Gjinar-Pashtresh, rrugë e cila u vjen në ndihmë banorëve të zonës, por edhe zhvillimit të mëtejshëm turistik duke qenë se kalon në një nga pikat më të bukura të kësaj zone, pranë liqenit të Pashtreshit.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka financuar projektin e shumëkërkuar nga Bashkia e Elbasanit dhe punimet pritet të zgjasin rreth 12 muaj.
Banorët e fshatit Pashtresh, por edhe të Zavalinës tashmë do të kenë akses më të lehtë në tregje për të nxjerrë prodhimet e tyre.
Ndërkohë projekti madhor për rehabilitimin e gjithë qendrës së Gjinarit, përfshirë fushën e sportit është në fazën e tij përfundimtare.
Bashkia e Elbasanit ka pasur një fokus të veçantë ndaj zonave turistike si Gjinari, Tregani apo Funari dhe për secilën ngakëto zona nis zbatimi i projekteve të zhvillimit.