Bashkia Elbasan hap aplikimet për Programin Social të Strehimit. Kushtet dhe hapat që duhet të ndiqni për të përfituar

Bashkia e Elbasanit ka hapur aplikimet për Programin Social të Strehimit, duke i mundësuar të gjithë familjeve të reja apo të pastreha të mbështesë blerjen e një shtëpie përmes kredive të buta. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja duke e cilësuar hapjen e aplikimeve një lajm të mirë për familjet e reja elbasane.

Faza e parë e përzgjedhjes është hapur dhe mund të aplikoj kushdo që: ka mbushur moshën 18 vjeç, familje të cilat nuk kanë në pronësi një banesë, familje të cilat zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, familjet që zotërojnë të ardhura brenda fashave të lejuara.

Të gjithë të interesuarit të paraqiten për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm pranë çdo zyre Njësia Administrative, bashkisë Elbasan ose online në faqen www.elbasani.gov.al