Alma Bektashi, këngëtarja shumë e njohur kosovare ka qenë gjithmonë pjesë e medias dhe ekrianit, por vetëm në kuadrin e jetës profesionale. Ajo është kujdesur të siguroi privatësinë e saj dhe të flasi rrallë për të. Detaji që ka marrë vëmendjen e mediave rozë është pasi bashkëshorti i saj, Sokol Stafa “theu” traditën dhe la Tiranën, vendlindjen e tij, për të jetuar në Prishtinë tek gjysma e tij.
Mirëpo, duket se çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre 25-vjeçare. Burime për Panorama Plus bëjnë me dije se Sokoli e ka tradhëtuar këngëtaren. Ai ka krijuar një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re.
Madje edhe në Instagram, Alma nuk ka asnjë foto me bashkëshortin. Mesa duket, ajo ka zgjedhur të fshijë çdo kujtim që e lidh me të kaluarën.
Kujtojmë që dyshja janë prindër të dy fëmijëve, një vajze të quajtur Anisa dhe djalit më të vogël Orest.