Bashkëpunim i i ri/ Universiteti i Elbasanit njofton nënshkrimin e marrëveshjes së rëndësishme me…

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Universitetit të Elbasanit dhe Institutit Ndërkombëtar për Kulturë dhe Diplomaci (International Institute For Cultural Diplomacy) Një bashkëpunim i ri vjen në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” si pjesë strategjisë së ndërkombëtarizimit.

Rektori, Prof.dr.Skender Topi, priti me kënaqësi themeluesin dhe drejtuesin e Institutit Ndërkombëtar për Kulturë dhe Diplomaci, Dubai, Dr Mohammad Kamil Almuaini dhe në takim theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, si një nga format më të mira të zhvillimit.

Dr. Mohammad Kamil Almuaini, shprehu falenderime të përzemërta për Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe rektorin, për pritjen dhe për vizionin e tij largpamës për këtë institucion të arsimit të lartë.

Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar me qëllin që palët të realizojnë iniciativa të përbashkëta në kërkim shkencor dhe kulturë.