Basha kryeministër dhe Rama President? Ja se çfarë do të bëjë Partia Demokratike pasi të vijë në pushtet.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar se kryeministri Rama nuk ka bilanc të qeverisjes së tij dhe se ka dështuar që me premtimin për 300 mijë vende pune. Midis të tjerave, i pyetur në Syri Tv, nëse pas zgjedhjeve të 25 prillit se a mund të ketë një qeverisje ku kryeministrinë ta drejtojë Partia Demokratike dhe Rama të përfundojë në Presidencë, Basha u përgjigj se vendi tashmë e ka një president dhe nuk ka nevojë për një tillë si Edi Rama.

Basha: Rama nuk ka bilanc, çfarë mund të thotë për 300 mijë vendet e punës, çfarë mund të thotë për shëndetësinë falas. Besueshmëria e tij është zero, mungojnë 7,2 miliardë euro në buxhetin e shtetit. PD, unë opozita e Bashkuar, ne që dogjëm mandatet që nuk kursyem as sakrificat personale për të shkuar në zgjedhje. Pushteti i ka ra në qafë familjeve që u janë shkatërruar shtëpitë, do të japin përgjigje.

Më thuaj një premtim që ka mbajtur mos më trego një mesazh që ka lënë ai, shqiptarët kanë dëgjuar mijëra deklarata që nuk janë realizuar.  Shqiptarët janë bashkuar më shumë se kurrë për ndryshim dhe ndryshim nuk do të thotë në asnjë mënyrë bashkëqeverisje e Partisë Demokratike me Partinë Socialiste. Edi Rama nuk ka asnjë shans për të qëndruar në pushtet. Ndryshimi fillon me largimin e Edi Ramës. Pa largimin e tij nuk mund të ketë ndryshim.

A mund të ketë qeverisje Basha me Ramën në presidencë? Shqipëria e ka një president, ndryshimi fillon me largimin e Kryeministrit.