Banesa përfshihet nga flakët në Elbasan, në gjendje të rëndë i moshuari

Një banesë në fshatin Kuqan në Elbasan është përfshirë nga flakët. Brenda shtëpisë ka qenë një burrë i moshuar, i cili ndodhej në krevat pasi ishte i paralizuar. Ai ka marrë plagë djegie dhe është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë është bërë e mundur shuarja e flakëve. Paraprakisht thuhet se zjarri është shkaktuar nga një cigare duhani e lënë ndezur nga i moshuari.

“Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Kuqan, Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale.”- thuhet ne komunikaten e policise.