Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 55-vjeçari

Një 55-vjeçar ka humbur jetën, pasi banesa ku ai jetonte eshte perfshire nga flaket.  Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin Gj.B, i cili jetonte i vetëm në lagjen “Rilindja”, ku rreth orës 6:20 ne banesen e tij ra zjarr.

Sipas policisë 55-vjeçari jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor.

Vlorë- Më datë 13.01.2022, rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja”, Vlorë është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit Gj. B., rreth 55 vjec, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor. Si pasojë e flakëve ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.