Balla voton në Librazhd, ja mesazhi i tij për qytetarët

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka votuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Librazhdit. Balla është paraqitur pranë qendrës së votimit rreth orës 8 të mëngjesit i shoqëruar nga prindërit, bashkëshortja dhe djali i tij Robin. Pas votimit Balla në një prononcim për mediat tha se shumë punë na presin përpara, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Jam shumë i sigurt që do të jetë një ditë e qetë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote në këtë ditë të bukur me diell të dalin dhe të votojnë, të votojnë për të ardhmen e tyre, për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë qytetarëve të Elbasanit. Shumë mirënjohje dhe punë të mëdha na presin përpara. Ajo që mendoj që duhet për të gjithë është që humbësi duhet domosdoshmërisht të pranojë rezultatin dhe që të gjithë së bashku të ndërtojmë Shqipërinë”, – tha Balla pas votimit.

Eunews.al