Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se shqipëria ka hyrë në zonën e zjarrit, ku armiku COVID-19 mund të marrë shumë jetë.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se duhen zbatuar të gjitha rregullat dhe masat shtërnguese për tu mbrojtue nga armiku i padukshëm.
Sipas Ballës operacioni i përditshëm humanitar i shpërndarjes së ndihmave për familjet në nevojë vijon pa ndërprerje.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
? KEMI HYRË NË ZONËN E ZJARRIT, KU ARMIKU? MUND TË NA MARRË MË SHUMË JETË, PASI REZISTENCA JONË DERI TANI E KA NDALUAR TË BËJË KËRDINË DUKE NA SHKATËRRUAR BARRIKADËN BLUZAVE TË BARDHA!
? DUHET TË VAZHDOJMË TË ZBATOJMË NJË PËR NJË RREGULLAT + MASAT SHTËRNGUESE DHE TË MBROHEMI NGA KY ARMIK I PADUKSHËM, DERI SA TË DALIM NGA KJO LUFTË E EGËR QË KËRCËNON QINDRA JETË SHQIPTARE.
? SHQIPËRIA DO TA FITOJË LUFTËN DHE ATA QË SHAJNË E MALLKOJNË, TEKSA RROTULLOHEN NË DIVAN E ÇOHEN VETËM PËR TË HEDHUR VRERË MBI ATA QË PUNOJNË, DO T’I MOHOJNË ATO QË THONË SOT PA U MENDUAR E PA E KUPTUAR QË KJO ËSHTË NJË LUFTË. KUJA E PASKRUPULLT E MJERANËVE TË SHQUPIT LE TË VIJOJË, MJEKËT DHE INFERMIERËT NË FRONT SHPËTOJNË ÇDO DITË JETË DHE KARVANI I OPERACIONIT TË PËRDITSHËM HUMANITAR ECËN PËRPARA, KUDO KU KA FAMILJE NË NEVOJË.