Balla emocionohet në Elbasan: Pas 40 viteve takon njeriun e dashur…

Numri dy i Partisë Socialiste dhe kandidati për deputet në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla vijon fushatën e tij dhe takimet me elbasanllinjtë. Balla në kuadër të vizitave të tij nëpër shtëpitë e Elbasanit ka trokitur në banesën e mësueses që e kishte mbajtur në krahë kur ishte 3-4 vjeç.

Në këtë takim Balla është shprehur se nuk e mbante mend pasi ka qenë shumë i vogël, dhe për këtë ka telefonuar live nënë e tij e cila ka konfirmuar se Marjana ka qenë mike e saj dhe e ka mbajtur në krahë Taulantin.

“Teksa trokasim në dyert e shtëpive mikpritëse elbasanase, supriza më e bukur ishte për mua ishte të takoja zyshë Marjanën e cila si moshatare dhe kolege me prindërit e mi më ka mbajtur në krahë 40 vite më parë kur unë isha 3-4 vjeç. Mirënjohje mësueseve elbasanase që kanë dhënë një kontribut të vyer në edukimin e shumë brezave”, shkruan Balla në Facebook.

Balla gjithashtu ka shprehur mirënjohjen ndaj mësueseve elbasanase që kanë dhënë një kontribut të vyer në edukimin e shumë brezave./abcnews.al