Nje ngjarje e pakendeshme ka ndodhur ne Itali.
I moshuari ishte i shtruar në repart por doktori e ngatërroi me një pacient aty pranë që ndërroi jetë.
“Babai juaj ka vdékur”. Telefonata që nuk do të donit ta merrnit kurrë, ka mbërritur tek Veronica Sozzi më 23 janar, në mëngjes, teksa ajo ishte në punë. Babai i saj, 76 vjeç, ishte shtruar në spital në Cecina (Livorno) dhe ajo nuk e priste një telefonatë të tillë, por kishte një gabim nga spitali, kishin ngatërruar numrin e telefonit në kartelën mjekësore të pacientit.
I vdékuri ndodhej në të njëjtin repart me babain e zonjës Sozzi dhe spitali e kontaktoi gruan rreth gjysmë ore pas telefonatës së parë në të cilën ajo u informua për vdékjen e babait, për t’i treguar gabimin. Nisur nga telefonata e spitali, e bija kishte lajmëruar të gjithë të afërmit. Gjysmë ore dhimbje dhe të qara që mund të ishte shmangur për një familje të tërë.
“Asl Toscana Nord Ovest” në një shënim kërkon falje për ngatërresen e krijuar.
“Në fakt ka pasur një gabim në transkriptimin e një numri telefoni (ai i familjarit për të thirrur në rast nevoje) në dosjen elektronike të pacientit – thuhet në shënim”
Kur stafi i spitalit e kuptoi gabimin, rreth gjysmë ore pas telefonatës së parë, menjëherë thirri familjen duke i shpjeguar keqkuptimin, për shkak të gabimit njerëzor. “Asl”, siç ka bërë tashmë drejtpërdrejt, ende u kërkon falje familjarëve për shqetësimin e krijuar”.
Për këtë çështje ndërhyn edhe Codacons: “Nëse faktet e dala në këto orë vërtetohen, do të ishte një gabim që rrezikon t’i kushtojë shtrenjtë spitalit dhe ASL. Komunikimi i vdekjes në fakt ka shkaktuar një gjendje dhimbjeje, vuajtjeje dhe ankthi për të afërmit e burrit, të cilët vetëm më vonë e morën vesh lajmin e gabimit”. “Një makth i tillë që të shkaktojë dëme të dukshme morale – shton shoqata –, i cili tani duhet të kompensohet në vendet e duhura”, përfundon Codacons, i cili ofron “ndihmë juridike për të vlerësuar veprimet e dëmshpërblimit që do të ndërmerren ndaj spitalit të Ceçinës dhe Autoriteti Shëndetësor Lokal. Toskana Veriperëndimore ”