Luan Cenollari, baba i dy fëmijëve humbi tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur rreth orës 3 të natës në kryeqytet. Cenollari po drejtonte një mjet tip “Honda” kur u godit nga mjeti tip “Citroen” që drejtohej nga shtetasi Emirjan Doko, që sipas policisë ishte i dehur dhe hyri me semafor të kuq dhe shpejtësi të lartë.
Si pasojë e goditjes, Cenollari dhe pasagjeri i tij Ali Bejo humbën jetën.
Mësohet se Cenollari ishte polic i burgjeve, përkatësisht forcës operacionale. Pas punës punonte si taksist për të siguruar disa të ardhura më shumë.
Situata e vështirë ekonomike e kishte shtyrë të bënte edhe punë të dytë, madje edhe natën vonë. Kolegët e tij kanë shprehur trishtim për ngjarjen tragjike.