Elbasan- Dje në mbrëmje ka marrë fund aventura e arratisjes së dy adoleshentëve të dashuruar nga qyteti i Elbasanit.
Të rinjtë janë gjetur gjatë natës nga policia e kryeqytetit
Ata u kthyen në Elbasan dhe janë sistemuar në një qendër riedukimi.
Policia e Elbasanit bën me dije se është duke vijuar të gjitha procedurat e rastit.
Burime policore treguan se dy të rinjtë kanë pohuar se janë larguar nga shtëpia për shkak të historisë së tyre të dashurisë pasi kishin bindjen se nuk do të pranoheshin nga familjarët.
Djali i përket komunitetit rom, dhe përveç moshës shumë të vogël, familja e vajzës ka qenë kundër lidhjes së tyre edhe prej këtij fakti.
Ata kishin kursyer disa para, në mënyrë që të largoheshin nga familjet e tyre, me ëndrrën e madhe për të nisur një jetë së bashku. Dhe udhëtimi i tyre është i denjë për një roman. Noa.al