Auto Moto Park/ Vijojnë punimet me ritme të shpejta për përfundimin e kësaj vepre të shumëpritur. Së shpejti shpallet edhe…

Një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit. Cirkuiti i parë shqiptar me pistë ~5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m² në qytetin e Elbasanit sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK. Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muzeu e atelieri RETRO, Drag Strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, Autodrom dhe Kartodrom i parë i homologuar, Akademi Motosporti dhe Akademia e edukimit mbi sigurinë rrugore, Poligone profesionale testimi, Pistë OFFROAD, Helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta. përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (Kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor.

Në një postim të fundit kryetari i bashkisë, Gledian Llatja shkruan: “Ndryshe nga çdo kantier a projekt tjetër deri tani, punimet që paraprijnë realizimin e Auto Moto Park Albania, në Elbasan, në një shtrirje me qindra mijë m2, janë diçka që të impresionon për nga madhështia e ndërmarrjes dhe rëndësia e ndikimit që kjo vepër unike, me përmasa rajonale, ka për Bashkinë e Elbasanit dhe vendin!

Paralel me investimet infrastrukturore në funksion të Auto Moto Park (AMP), 5 studio arkitekture, disa nga më të njohurat në botë për strukturat e motorsportit, të parakualifikuara zyrtarisht, po punojnë për garën ndërkombëtare të organizuar nga DPSHTRR, për shpalljen në 3 Shkurt 2023 të projektit fitues, që mundëson për herë të parë një pistë të certifikuar nga FIA për nivelin maksimal, F1 e Moto GP, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për një Balkan Grand Prix!

Ambicie historike, tashmë në jetëzim e sipër, që hap një perspektivë të shkëlqyer për automotorsportin shqiptar, sektorin automotiv, turizmin, punësimin, sigurinë rrugore, kthimin e zonës në epiqendër rajonale aktivitetesh sportive, formuese, edukative e kulturore, shërbimet e transportit rrugor, ekonominë e zhvillimin!”- shkruan Llatja.

Kliko linkun:

https://fb.watch/ifkFhm6qpr/