Arben Spahiu dhe Arsen Preçi do të qëndrojnë në burg. Ky është vendimi që ka marrë këtë të hënë Gjykata e Apelit, për të lënë në qeli dy personat që u një muaj më parë në Elbasan, teksa përgatiteshin për të kryer një atentat.
Dy shtetasit e mësipërm, kunati i Erion Alibeaj dhe Arsen Preçi u arresuan në shkurt të këtij viti në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, pas kontrolleve të Policisë, e cila kishte marrë informacione për zhvillimin e një atentati.
Nga kontrollet dhe prezenca e lartë e Policisë në rrugët e Elbasanit, një makinë BMË X6 u gjet e braktisur në periferi, me tre armë zjarri kallashnikov dhe dy shishe benzinë. Dysshohet se mjeti përdorej nga Arben Spahiu, pasi në të u gjet dhe një dokument i tij i falsifikuar.
Arben Spahiu, 53 vjeç, banues në Elbasan akuzohet për veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”;
Arsen Preçi 44 vjeç, banues në Elbasan, akuzohet për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka vendosur sot që të lërë në qeli dy personat e arrestuar, të cilët deri tani janë të dyshuar, në mënyrë që prokurori i çështjes të ketë më tepër kohë për të kryer hetime dhe të zbardhë rolin e Spahiut dhe Preçit.