Atentati i dështuar në Elbasan, arrestohen 2 persona! Në çantë u gjetën 2 mjete identifikimi greke false. Njëri prej tyre është…

Dy persona që dyshohet të ishin pjesë e atentatit të dëshuar janë arrestuar nga policia. Burime për Report Tv bëjnë me dije se njëri është Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibej dhe tjetri është Arsen Preci. Në çantën tip marsup të sekuestruar nga policia ditën e djeshme janë gjendur dy mjete identifikuese të falsifikuara greke me identitetin e Arben Spahiut.

Atentati i djeshëm dështoi pasi dhjetëra forca policie kanë rrethuar makinën BMW X6 në bordin e të cilës janë sekuestruar 3 armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fisheke, si dhe 2 shishe me lëndë ndjekëse, gati për atentat. Makina ishte fshehur në një magazine të braktisur, afër shtëpisë së Erion Alibej, një person shumë i njohur i institucioneve ligjzbatuese.

Në përditësim…