“Askush nuk di të bëjë më mirë ballokumen se elbasanllinjtë”, Elbasani do të presë dhjetëra qytetarë Ditën e Verës

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka vizituar këtë të shtunë një nga bizneset më të suksesshme në Elbasan në fushën e produkteve me bazë drithërat. Në një bashkëbisedim me punonjësit e këtij biznesi Balla tha se duke respektuar rregullat anticovid, Elbasani do të presë qindra qytetarë në festën e ‘Ditës së Verës’.

“Elbasani po bëhet gati për Ditën e Verës. Duke respektuar strikt rregullat anticovid, Elbasani do të presë miqtë për të shijuar ballokumen e shijshme që vetëm elbasanasit dinë ta bëjnë.”, shkruan Balla krahas videos.