Artikulli për “Djallin” shqiptar që është baron i kokainës në Britani po bën xhiron e rrjetit, në shkrim përmendet edhe Sali Berisha

Rrëfimi ‘pa dorashka’ i shqiptarit Selamet Mehmetaj për biznesin e tij të drogës në Mbretërinë e Bashkuar po bën xhiron e mediave lokale në vendin tonë dhe jo vetëm. “Protothema” një media e njohur greke e ka risjellë në vëmenjen e grekëve këtë lajm duke e cilësuar shqiptarin si baron të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Pjesë nga artikulli i mediave greke:

Në faqen e tij në Instagram , “Albanian Blood”, 28-vjeçari Selamet Mehmetaj mburret se ka rrëmbyer dhe prerë gishtat e armiqve të tij që ia kanë vështirësuar jetën ose nuk i kanë dhënë para. I riu shqiptar po lëviz i pashqetësuar në rrugët e Britanisë, me një Mercedes-Benz , 50 mijë paund, pa targë të përparme. Selameti i afrohet klientëve të tij në këtë mënyrë: Fillimisht pranon t’i takojë nga afër. Këta persona tashmë e kanë kontaktuar përmes faqes anonime në Instagram që reklamon biznesin e tij. Nëse dikush guxon ta tradhtojë ose është i paaftë ndaj tij, atëherë ai do të ketë fatin e një klienti të tij që nuk e ka paguar në kohë. “Djalli shqiptar” i ka prerë dy gishtat e këmbëve dhe pasi ka marrë paratë i ka prerë njërën këmbë.

Vlen të theksohet se, pas zbulimit të gazetës “Daily Mail”, Instagrami hoqi faqen e Selametit. Mirëpo, ndërsa faqja e tij në Instagram funksiononte normalisht, gazetarët e gazetës “Daily Mail”, të paraqitur si klientë të mundshëm, iu afruan duke treguar veprimet e tij. Selameti i takoi pranë shtëpisë së tij në Palmers Green. Gjatë takimit, ai filloi të mburrej se si i kishte shpëtuar policisë, pavarësisht se kishte gjetur një armë ruse që e kishte futur kontrabandë nga Shqipëria dhe e kishte fshehur në makinën e tij, duke thënë se avokati i tij kishte përgatitur një deklaratë se arma nuk ishte e tij.

Edhe drogaxhiu shqiptar nuk ngurron të flasë për jetën e tij luksoze: drejton një Mercedes-Benz CLA AMG, 50 mijë lekë, një Audi RS7 – me targa false. Ai qesh, duke përshkruar sesi policët nuk mundën të gjenin se ku kishte fshehur kokainë, kanabis dhe plumba kur bastisën banesën e tij pasi nuk gjenin dhomë. Me origjinë nga qyteti shqiptar i Tropojës, një qytet me 50,000 banorë në veri, 250 km nga Tirana, Selameti njihet si një simbol i mprehtësisë politike dhe partishmërisë shqiptare. Sali Berisha vjen prej andej …