Arritjet kryesore të Edi Ramës gjatë mandatit në Elbasan, sipas sondazhit kryesojnë rrugët dhe…

Qytetarët janë pyetur për arritjet kryesore të kryeministrit Edi Rama gjatë mandatit, ku sipas statistikave pjesa më e madhe renditjen në venin e parë e mban rrugët dhe infrastruktura.

28.7 % e qytetarëve të Elbasanit mendojnë se në Shqipëri arritjet e kryeministrit janë në infrastrukturë dhe rrugë. Përpjekjet për integrimin në BE ka marrë 24.1 % vota, ndërsa rruga e Arbrit dhe përmirësimi turizmit janë të dyja me 20.1 %.

Më pas renditja pasohet me Politikën e Jashtme me 19.8 %, rindërtimi 18.7 %, përmirësimi i qytetit me 17.6 % ndihma ekonomike për personat në nevojë dhe pensionistët me 16.9 %.

Renditja e sondazhit vijon me 14.2 % për menaxhimin e pandemisë, 11.8 % zhvillimi i vendit për mirë dhe në fund qëndron rritja e pranisë së grave në institucione me 10.7 %.

Kampioni aktiv i qartë është 819 intervista. Janë përdorur mënyra të ndryshme pyetjesh përmes telefonatave dhe webit ndërsa marzhi i gabimit është 2.2%.