Arrin në 20 numri i të prekurve nga Covid-19 në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi”

20 persona nga spitali psikiatrik “Sadik Dinçi” kanë rezultuar të prekur me Covid-19. Në spitalin psikiatrik  janë 15 pacientë të prekur me koronavirus, 3 infermierë dhe 2 sanitare. Aktualisht ne perberjen e tij ky spital ka një staf prej 120 personash ku trajtohen rreth 250 pacientë për sëmundje të ndryshme të shëndetit mendor.

 Ndërkaq spitali ka mbyllur urgjencën dhe nuk pranon më shtrime të reja.