Zbardhen detaje të reja nga vrasja me plumb në kokë e 35-vjeçares shqiptare, Nevila Pjetri, në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se autoritetet dyshojnë se Pjetri është vrarë nga një vrasës serial,
Hetuesit italianë kanë dalë në këtë përfundim, pasi në të njëjtën zonë, ku u vra 35-vjeçarja, është gjetur dhe trupi i pajetë i një transgjinoreje.
Trupi i transgjinores u gjet i mbuluar me ferra, ndërsa jo shumë larg vendit të ngjarjes ndodhej makina e saj, ku u gjetën gjurmë gjaku.
Në lidhje me këto dy ngjarje policia italiane ka vënë në pranga një 44-vjeçar si i dyshuari kryesor për këto vrasje.
Për mediat kunata e Nevila Pjetrit tha se ajo ishte e lumtur me jetën e saj ndaj lajmi i ka habitur pa masë.
Në lidhje me lajmet se 35 vjeçarja punonte si punonjëse seksi në Itali familjarja thotë se nuk ka pasur dijeni, por e tronditur numëron rastet e shumta kur ka ndihmuar familjen e saj.
“Nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që ka punuar kështu, unë e di në punë. Tani të vërtetën ajo e di dhe Zoti lart. Për gjithçka i jam mirënjohëse. Më është gjendur afër për sëmundje, për çdo gjë, për hallet të kam pasur më ka ndihmuar”, tha kunata.