Arrestohet 52 vjeçari në Elbasan/Dhunoi fizikisht bashkëshorten

Një 52-vjeçar është arrestuar në qytetin e Elbasanit për veprën penale dhunë në familje. Ai ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, ndërsa reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm duke e vënë atë në pranga.

Autori tashmë do merret në pyetje dhe do japë sqarime të hollësishme për arsyet, të cilat e çuan drejt aktit të dhunshëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit/