Dy persona në Elbasan kanë rënë në pranga për veprën penale ‘Vjedhja’ e kryer në bashkëpunim. Sipas policisë janë arrestuar 31-vjeçari M.P., dhe 24-vjeçari R.M., të dy banues në Elbasan.
Të dy shtetasit kanë grabitur dyer dhe dritare dyer alumini në subjektin që ishte në pronësi të shtetasit G.K.
DVP Elbasan
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit M. P., 31 vjeç dhe R. M., 24 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se kanë vjedhur dyer dhe dritare duralumini në subjektin në pronësi të shtetasit G. K., në fshatin Xibrakë, Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.