Blogerja dhe moderatorja e njohur për publikun Armina Mevlani së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra” është shprehur se nuk mund të bëhet dot nëna e fëmijëve të partnerit të saj, Shkëlzen Berishës.
Mbrëmjen e djeshme, në emisionin u diskutua tema për marrëdhënien me fëmijët e partnerit. Në kuadër të kësaj, Armina është shprehur se i ka njohur që të vegjël e se nuk pretendon që të bëhet nëna e tyre.
“Unë i kam njohur 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marrëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qejf. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht.”
Kujtojmë se, Armina Mevlani është pjesë e emisionit “Goca dhe Gra”, në rolin e moderatores.