Ardit Gjebrea feston ditëlindjen, Anna i bën surprizën që nuk e priste! (FOTO)

Ardit Gjebrea festoi ditën e lindjes dhe në momentin që akrepat shënuan 00:00 moderatori i njohur kishte mbledhur gjithë familjarët e tij dhe shoqërinë për të festuar në Sarandë. Të pranishëm në festën e tij të ditëlindjes ishin edhe artistë shumë të njohur si: Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno, Kejsi Tola, Marsela Çibukaj, Eni Çobani etj.

Ka qenë vetë ai ka ndarë copëza nga festa e tij e ditëlindjes nëpërmjet disa postimeve në InstaStory, i cili ndër të tjera është shprehur shumë i emocionuar për surprizën që i bëri e bija. Anna Gjebrea së bashku me Kejsi Tolën kanë kënduar një duet të dyja dhe për të ky ishte momenti më i bukur gjatë festës së ditëlindjes.

“Dhurata më e bukur nga Ana Gjebrea dhe Kejsi Tola”, – ka shkruar Ardit Gjebrea Moderatori i dashur për shqiptarët gjithashtu ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me bashkëshorten Anila dhe vajzën Ana, i cili ka shkruar se nuk do të ketë më tortë me qirinj sipër.

“Nuk ka më tortë me qirinj sipër, por nga tani e tutje për çdo datëlindje, do të kem një shishe që hapet për të thënë: “Gëzuar”! Është ky falenderimi im për Zotin, që më lë të jetoj me familjen, shoqërinë, ata me të cilët punoj çdo ditë dhe ju që më rrethoni me dashuri”, – është shprehur ai. Ardit Gjebrea mbushi 57 vjeç.