Arbitrimi shqiptar në tjetër nivel, elbasanasi Enea JORGJI shkëlqen në supersfidën Turqi – Itali

Mes Portugalise e Suedisë, Maqedonisë e shumë ndeshjeve, ka shumë shqiptarë qe kanë zgjedhur të shohin Italinë, ekipin e tyre te zemrës. E aty , ndryshe nga ç’pritej në ndeshjen mes Turqisë e Italisë kishte nje arbitër shqiptar, Enea jorgji.

Jorgji ishte gjyqtar kryesor në sfidën e luajtur në Turku Arena, e mbyllur 2-3. 37 vjeçari që mban edhe stemën e FIFA vendosi disiplinë në fushë, duke lejuar të bëhet një lojë fizike. Ai nxorri kartonin e verdhë vetëm 2 herë, nga një për çdo pjesë. Fillimisht, u ndëshkua lojtari i Axurrëve, Zaniolo në fundin e fraksionit të parë, ndërsa në minutën e 86-të, u “zverdh” turku Muldur.

Kjo e sotmja  ishte thjeshtë një miqësore për të dy Kombëtaret që zhgënjyen në kualifikueset e Kupës së Botës, por një provë e vërtetë për arbitrin shqiptar, që ia doli me sukses sonte të “vendosë drejtësi” në arenën ndërkombëtare. Nuk dihet sesi do shkojnë gjërat në të ardhmen, por ajo që mund të thuhet me siguri është se Jorgji është një nga më të mirët që sistemi i gjykimit në vendin tonë ka.

Nje koment

  1. Pingback: 3motorcycle