Champions League do zhvillojë muajin që vjen turin e parë kualifikues. Në 5-6 dhe 12-13 korrik, skuadrat do kenë në këmbë fatet e sezonit. Në këtë event janë thirrur në apel edhe arbitrat shqiptarë.
Skuadra e shqiptarit Ardit Krymi, Shakhtyor Soligorsk e Bjellorusisë laun me Maribor. Dueli i kthimit mes tyre, ai i datës 13 korrik në orën 19:00 do gjykohet nga arbitrat shqiptarë.
Kryesori Enea Jorgji do ketë ndihmësa Avdon dhe Koçiaj, teksa arbitre e katërt do jetë Emanuela Rusa. Ky duel do luhet në stadiumin “Yeni Sakarya” në Turqi.