Anxhela Peristeri ka qenë në fokus të mediave rozë për shkak të pjesëmarrjes së saj në ‘Eurovison’ këtë vit. Artistja do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën e festivalit europian me këngën “Karma”, e cila është pëlqyer nga publiku që në momentin e publikimit. Mirëpo intervista e fundit që ajo ka dhënë për median greke “EPT 1” nuk është pritur aspak mirë. Ndër të tjera, Anxhela ka përmendur me krenari edhe origjinën e saj, e cila nuk është shqiptare. Ajo ka treguar se dhe nga mbiemri që mban, gjaku i saj i përket një tjetër nacionaliteti pasi stërgjyshi i saj ka qenë grek.
“Pershëndetje, jam Anxhela Peristeri dhe përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision sivjet me këngën ‘Karma’. Çfarëdo jep, merr prandaj dhe ne duhet t’ju bëjmë mirë të tjerëve që të marrim mirësi. Unë dhe kompozitori im Klejdi Bahiti kishim menduar çdo vit që të merrnim pjesë por gjithmone ishim shumë të zënë. Sivjet me shkakun e pandemisë kishim kohë dhe zgjodhëm një kenge midis 2 -3 që shkruajtëm dhe shkuam në konkurs. Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira’’, tha Peristeri duke i habitur jo pak të gjithë.