Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar viziton bashkinë Elbasan, jep lajmin e mirë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith ka vizituar bashkinë e Elbasanit, ku është mirëpritur nga kryebashkiaku LLatja. Llatja u shpreh se takime të tilla janë dobiprurëse për bashkinë që ai drejton pasi bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të sjellë projekte të përbashkëta duke u konkretizuar në politika në dobi të qytetarëve. Gjatë bisedës së tyre u arrit të siguroheshin bashkëpunime me disa bashki të Anglisë. Lajmin e mirë e dha vet ambasadori britanik, i cili ia komunikoi personalisht z. Llatjes.

Në një postim në faqen e tij zyrtare facebook, Llatja shkruan:

????? Kënaqësi të mikprisja në bashkinë e Elbasanit, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, SH.T.Z. Alastair King-Smith.

Ngritja e urave të bashkëpunimit mes institucioneve lokale në Britani dhe mundësitë për hartimin e projekteve të përbashkëta duke u konkretizuar në politika në dobi të qytetarëve tanë ishin temat e diskutimit. ?

Ambasadori britanik mori pjesë në një aktivitet me në fokus rininë.