Alergjitë e pranverës/ Pediatrja: Vështirësi në zbulimin e tyre dhe mbrojtjen

Pranvera vijon të sjellë raste të shtuara të alergjive të cilat prekin sidomos fëmijët.

Shkaqet e alergjive mund të jenë të shumta çka e bën të vështirë identifikimin e për pasojë mbrojtjen nga shkaktari. Zakonisht fëmijët shfaqin probleme të frymëmarrjes, acarim të syve dhe lëkurës, por alergjitë mund të kalojnë edhe në raste më të rënda si astma.

“Fëmijët që njihen si fëmijë alergjikë si nga mjekët si nga prindërit dinë si të ruhen, por fëmijët e tjerë duhet të paraqiten te mjeku, të marrin mjekimin e duhur”, tha Irena Palloshi, shefe e shërbimit pediatrik në Elbasan.

Mjekët këshillojnë një trajtim të kujdesshëm dhe konsultim me specialistin për çdo rast të alergjisë. Përdorimi i barnave pa recetë mjeku mund të dëmtojë fëmijën.