Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku. Ata janë së bashku prej më shumë se një dekade dhe kanë dy fëmijë, Amelinë dhe Duamin.
Çifti nuk ngurojnë që herë pas here t’i bëjnë dedikime njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Pak minuta më parë, Albani ka ndarë në Instagram një foto, ku shfaqet duke puthur Miriamin.
“Eshte e mire dreqi”, ka shkruar ai, duke marrë shumë komente nga fansat. Kujtojmë që rreth një muaj më parë, çifti publikuan këngën “Zemër përmbi zemër”, e cila u prit mjaft mirë nga dëgjuesit.
Kujtojme se për Alban Skënderaj dhe Miriam Canin 28 nëntori nuk është vetëm festa e Shqipërisë. Ne ate dite feste feston ditëlindjen edhe Ameli, vajza e çiftit të njohur.
Në foton me urimin për të, Albani rrëfen se për herë të parë nuk do jetë me të në këtë ditë dhe kjo e ka prekur shumë.“Dashuria e vogel dhe e madhe e babit. Qe kur erdhe ti jeta s‘eshte me bardhe e zi!
Gjithsesi, sot jam i trishtuar sepse eshte hera e pare qe nuk do jem me ty per te festuar ditelindjen tende por ti, ke lindur ne nje dite te shenuar dhe une edhe pse me shume mall per ty do festoj e do kendoj kengen tende njesoj si te te kisha ne krahet e mia. Gezuar shpirti im. Te dua pafund”, shkruan Albani.