Alarm për zjarr në shkollën “Vasil Kamami”/ Evakuohen me urgjencë nxënësit. Çfarë ndodhi?

Djegia e një Kabulli elektrik ka alarmuar nxënësit e shkollës Vasil Kamami. Për shkak të djegies së tij në katin e 3-të shkollës është krijuar një sasi e madhe tymi çka ka vënë në lëvizje stafin e sigurisë së shkollës, të cilët menjëherë kanë marrë masa për evakuimin e nxënësve.

Falë ndërhyrjes së shpejtë asnjë nxënës nuk është dëmtuar, raporton elbasaniplus.

Zjarrëfikësja dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të konstatuar shkakun e tymit dhe për të marrë masa për parandalimin e ngjarjeve të tjera të kësaj natyre.