Akuzohet se përfitoi 3.7 mln euro nga Inceneratori i Elbasanit, Lefter Koka: “Më lironi, nuk jam i rrezikshëm”

Akuzohet se përfitoi 3.7 mln euro nga Inceneratori i Elbasanit, Lefter Koka kërkon lirinë në Apel. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion “Më lironi, s’kam shkelur asnjë ligj, s’jam i rrezikshëm dhe nuk i shmangem hetimit”, thuhet në kërkesën e tij.

SPAK prangosi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë “Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.