Aktori Malkaj rrëfen mes lotëve, betejën e të birit me drogën: I kemi larë rrugët e Tiranës me gruan, e kërkonin gjithë natën

Aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj ka ardhur së fundmi me një rrëfim rrëqethës. Përballë Grida Dumës ai ka qëndruar si babai që ka përjetuar mbi shpatulla një nga betejat më të vështira, luftën e së birit me drogën.

Ai ka treguar se kur i biri ishte vetëm 15 vjeç provoi drogën e cila e “kapi fort” dhe nuk e lëshoi për vite me radhë, duke e kthyer kështu një njeri të varur ndaj saj.

Mes lotëve dhe zërin që i dridhej, Malkaj ka treguar se së bashku me bashkëshorten e tij e kërkon të birit nëpër rrugët e Tiranës.

“Me gruan time i kemi larë rrugët e Tiranës. Tërë natën me idenë se do ta gjenim djalin, nuk e gjenim, vinte vetë”, tha në një moment të podcastit Malkaj.

Por përpos gjithë këtij kalvari vuajtjeve ai tha se dashuria ishte ajo që e nxori të birin nga ajo humnerë.

Sipas Malkajt, dashuria e motrës u kthye në një dritë të fortë shprese dhe shërimi për djalin. “Ai tani është gjithë jetë, gjithë dritë. Ka sjellë dritë, gëzim, hare në shtëpi”, tha ai mes të tjerave.