Aktori i njohur përplas me makinë një grua që po udhëtonte me biçikletë

Aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger u përfshi në një aksident me makinë të dielën teksa po udhëtonte nëpër rrugët e Los Anxhelosit.

Arnold Schwarzenegger po udhëtonte me automjet kur një grua me biçikletë doli papritur nga korsia e tij dhe u përplas me makinën e tij.

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, incidenti ishte aq i papritur sa që ish-bodybuilderi nuk pati kohë të reagonte në asnjë mënyrë. Për momentin, policia po heton rastin me këtë teori, duke e shfajësuar aktorin nga çdo faj dhe duke përjashtuar mundësinë e ndonjë vepre penale.

Sa i përket gruas, ajo u testua për drogë dhe iu dha një test i nivelit të alkoolit në gjak, ku të dyja rezultuan negative. Megjithatë, edhe pse kishte lëndime të lehta, ajo duhej të dërgohej në spital për një kontroll mjekësor për të vlerësuar gjendjen e saj.