Aktori elbasanas Eduart Cala ka ditëlindjen! Ja disa fakte që nuk dinin për aktorin e mirënjohur

Data sot shenon ditelindjen e aktorit elbasanas Eduart Cala. Aktor i Teatrit “Skampa” i Kinematografise Shqiptare dhe regjisor i Teatrit te Kukullave – Elbasan U lind ne Elbasan me 19 shtator 1950. Njeri nga yjet e aktoreve te brezit te arte qe kane dale nga ky qytet si Demir Hyskja, Shpetim Shemili, Astrit Cerma, Spiro Duni, Ermira Bahiti (Gjata), Tefta Haziraj, Veronika Papa etj.

 Po ne Elbasan perfundoi 7 vjecaren dhe te mesmen ”Jeronim De Rada”. Nuk ka kryer ILA per aktore por perkundrazi studimet e larta ne “Aleksander Xhuvani”, per gjuhe – letersi. Qe kur ishte ne bankat e shkolles se mesme aktivizohet ne teater ne komedine “Udha e Zavalineve” . Do te jete viti 1971 kur do te perfshihet ne organiken e teatrit “Skampa” si aktor profesionist , skene me te cilen do te interpretoje rreth 56 shfaqje te ndryshme me nje larmi rolesh qe variojne nga ato te protagonistit deri tek dytesore dhe episodike.

Eduart Cala eshte aktivizuar edhe ne disa filma artistike ndonese ne role dytesore ose episodike ai ka ditur te shfaqe aftesite e tija si nje kontribues ne gjinine e ketij arti. Filmat qe mund t`i permendim jane: “Pertej mureve te gurta” (1979) kuestori italian; “Nje nate Nentori” TV (1979); “Partizani vogel Velo” (1980) komisari , “Pranvere e hidhur” (1985); “Nje jete me shume” (1986) , “Kronike e atyre viteve” (1986), “Tre veta kapercejne malin” (1988), “Ngjyrat e moshes” (1990).

Ka gjithashtu edhe nje aktivitet si regjisor ne Teatrin e Kukullave duke vene ne skene nje numer te konsiderueshem pjese teatrale per femije. Ka qene ne rolin e drejtuesit ne disa shfaqje, koncerte e spektakle te ndryshme, festivale mbarekombetare te kenges popullore qytetare, festivale te kenges per femije, koncerte promovuese te grupeve te ndryshme te rinjsh.

Eshte vleresuar ne vitin 1985 me medaljen “Naim Frasheri”. Bashkia e Elbasanit e ka nderuar me titullin “Mirenjohje e Qytetit” pervec vleresimeve qe i ka marre me merite ne Festivalet e ndryshme Kombetare te Teatrove si dhe atyre per Femije dhe Kukulla.

Aktualisht jeton ne Elbasan.