Aktivizohet sërish zjarri në Krastë të Elbasanit

Zjarri në Krastë të Elbasanit është riaktivizuar.

Për shkak të temperaturave ekstreme të ditës së sotme ku në Elbasan kanë shkuar 39 gradë C, zjarri u aktivizua sërish.  Ndërhyrja e menjëhershme bëri që të vihet nën kontroll shpejt duke mos u përhapur tek pishat, por vetëm tek bimësia e ulët.